Arben Ahmetaj: Unë dhe PS jemi një!

Arben Ahmetaj: Unë dhe PS jemi një!

Arben Ahmetaj ka folur mbi largimin e tij si zv/kryeministër dhe më pas si drejtues politik i PS në qarkun e Vlorës.

Ai u shpreh se këto vendime i priti me kënaqësi pasi sipas tij, riorganizimi është normal.

Ahmetaj tha se zhveshja e tij nga çdo funksion partiak nuk nënkupton një distancim të tij nga mazhoranca.

Ish-zv/kryeministëri tha se ai dhe Partia Socialiste janë një.

Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re.

Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetëm telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrefin”, shtoi Ahmetaj.

Më tej, ai u shpreh se largimi i tij nga postet nuk ka lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve.

Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë të ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit