Arben Ahmetajn e mbajnë në ajër! ‘Tigri fluturues’ harxhoi 2.4 mln euro për fluturime me charter në 7 vite. Kush ia pagoi?!

Arben Ahmetajn e mbajnë në ajër! ‘Tigri…

Arben Ahmetaj është një nga ministrat më të kórruptuar që ka njohur gjithë historia e pluralizmit në Shqipëri, kurrsesi jo vetëm nga Rilindasit e Edi Ramës.

Siç njihet ndryshe me nofkën ‘Tigri fluturues’, ai rezulton se nga të dhënat e sistemit TIMS, që kur Rama e bëri ministër, udhëton 7 herë në vit vetëm me charter, dhe mbi 200 herë me linja të zakonshme, shkruan Pamfleti.

Llogaritet se vetëm një udhëtim me charter kushton 50 mijë euro.

Për 7 vit, ai ka harxhuar plot 350 mijë euro për udhëtimet e tij me charter.

Ku i gjeti kaq para ‘Tigri’, që rrogën e ka 20 mijë dollarë në vit?

Ndërkohë, personi të cilit Rama I ka besuar fondet e tërmetit dhe koronavirusit, në 7 vite, ka fluturuar edhe mbi 1400 herë me linjat e zakonshme.

Por, po i lëmë pa llogaritur.

Vetëm rreth 50 udhëtime me charter në 7 vite, që kapin koston 2.4 milionë euro.

Ku i ka marrë vallë këto para Arben Ahmetaj?

Kush i ka financuar udhëtimet e tij dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim?

Këtyre pyetjeve sigurisht mund dhe duhet t’u japë përgjigje SPAK dhe Byrója Kombëtare e Hetimit.

Po japim disa fakte, të pranuara nga vetë Ahmetaj, të cilat duhet të shtyjnë SPAK për të hapur një nga dosjet më spektakolare të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, me protagonist ‘tigrin’ e Rilindjes, i cili çuditërisht është aleat dhe i mik i besuar i Ilir Metës.

Po vetë Arben Ahmetaj si i ka shpjeguar udhëtimet e shtrenjta me charter?

Në vitin 2016 u hap debati publik për udhëtimet e ministrit, i cili kërcen sa në një ministri në tjetrën, duke marrë me vete kudo eskortën e femrave. Disa përfaqësues të PD kërkuan hetime dhe sqarime. Debati u mbyll shpejt pasi Ahmetaj ka lidhje të forta me Ilir Metën, ndërsa gruaja e tij punon në një bankë, e lidhur ngushtë me familjen Berisha. Gjithashtu, Ahmetaj është i besuari i Ramës për lëvizjen e parave, màshtrimet e mëdha qeveritare, koncensionet màfioze, fshehjen e borxhit etj.

Pra, ‘tigri’ i ka krahët ngrohtë në të gjithë anët. I vetmi rrezik për të është SPAK dhe Byrója e Kombëtare e Hetimit.

Megjithatë, gjatë këtij debati, Ahmetaj dha një shpjegim. Ai tha se udhëtimet e tij me charter ishin financuar nga disa biznesmenë, por pa përmendur emrat e tyre, pa sqaruar arsyet për çfarë interesash këta biznesmenë paguajnë dhjetëra mijëra euro për të mbajtur në ‘ajër’ ‘tigrin’ me eskortën e tij, çfarë u kishte dhënë në këmbim etj.

Duke parë që ky version ishte i rrezikshëm dhe mund të hapte telashe, Edi Rama nxori një version tjetër, duke thënë se udhëtimet e Ahmetajt me charter ishin zyrtare dhe të financuara nga buxheti i shtetit. Por, ky version ishte po aq i rëndë dhe skandaloz sa i pari.

Së pari, ministri kishte udhëtuar drejt vendeve ekzotike, kishte udhëtuar në fundjava dhe festa, fakte që e nxirrnin zbuluar.

Së dyti, ‘tigri’ regjistrohej në sistemin TIM-s kur kalonte në kufi, por jo kur kthehej në Shqipëri.

Së treti, si mund të paguante shteti shqiptar charter privat në shërbim të një ministri dhe pse nuk udhëtonin edhe ministrat e tjerë me charter. Meqenëse, të dy versionet ishin qesharakë debati u mbyll me shpejtësi.

/Burimi: Pamfleti/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit