Arben Derhemi kërkon lekë nga shqiptarët

Arben Derhemi kërkon lekë nga shqiptarët

Aktori Arben Derhemi ka hapur një “GoFundMe” duke kërkuar lekë nga shqiptarët. Nëpërmjet një video në rrjete sociale, aktori kërkon ndihmën e shqiptarëve për të mbledhur së paku 100 mijë euro. Këto para Arben Derhemi i kërkon për të realizuar punën e mëtejshme për serialin “Njerëz dhe Fate 2”. Projekti ka nisur dhe janë zhvilluar tre muaj punë, por sipas aktorit fondet nuk i kanë kaluar grupit që po merren me këtë realizim. Derhemi thotë se këtë bllokandë e ka vendosur Alfred Peza, drejtori i RTSH-së, pa u dhënë shpjegime.

Mirëmbrëma dhe falenderojmë të gjithë dashamirësit e Njerëz dhe Fate për mesazhet e ardhura në drejtimin tonë. Por me lajmet e mira vijnë dhe lajmet e këqija. Në këtë moment drejtori aktual i Radio Televizionit Shqiptar, me logjikën e drejtorit-pronar, nuk firmos fondet e miratuara. S’kemi çbëjmë, por ne do të vazhdojmë punën, sepse një staf i dedikuar njerëzish kanë tre muaj që vazhdojnë punën. Kështu që ju kërkojmë ndihmë juve, me anë të këtij “GoFundme” të gjithë dashamirësve dhe të gjitha fansave të Njerëz dhe Fate, të na ndihmojnë me sa kanë mundësi, me përulësinë më të madhe prej artisti. Iu falenderojmë,” tha Derhemi.

“Njerëz dhe fate” njihet si tenelovela e parë shqiptare, e transmetua rreth vitit 2002-2003. Në fokus ishte aktori Arben Derhemi, në rolin e Florit, i cili ishte një djalë që merrej me aktivitet të paligjshëm, teksa vinte nga një familje e ndershme dhe punëtore. Telenovela u paralajmëruar se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seri të reja, por si duket po has në vështirësi financiare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit