Arben Meçe kalon në delir: Rama fanar ndriçues në botë, po e ndjek dhe Trump

Arben Meçe kalon në delir: Rama fanar…

Arben Meçe, inxhinieri ‘gjitholog’ i njohur për mendimet e tij prej ‘eksperti’ në të gjithë sektorët, jo vetëm në atë të ndërtimit, njihet edhe për ‘dobësinë’ e tij të veçantë për kryeministrin Rama.

Dhe nuk ka si të mos e ketë dobësi Ramën, inxhinier Meçja, pasi falë përkujdesjes kryeministrore, Beni, është sot anëtar në disa borde shumë të rëndësishme publike, si dhe ka përfituar tendera dhe aksione pafund nga veprat publike.

Por një ditë më parë, për të treguar mirënjohjen për “bamirësin” Rama, inxhinieri Meçe ka kaluar në delir dhe deri në ekstazë, duke e krahasuar kryeministrin tonë me një ‘lider global’, të cilin edhe vet Presidenti amerikan Trump, sipas Meçes, po e merr si shembull.

Në një debat televiziv mbrëmjen e djeshme në emisionin “360gradë” të Artur Zhejit, sa i përket masave të COVID-19, mes inxhinierit Arben Meçe dhe gazetarit Bejdo Malo, Beni ka bërë batutën “epike”.

Meçe tha se, “Edi Ramën po e kopjojnë Serbia, Kosova dhe Maqedonia”. Ai theksoi se, “Rama është një fanar ndriçues në botë”.

Menjëherë ndërhyri gazetari Bejdo Malo, i cili u shpreh se, “inxhinieri është Elisa Spiropali, në versionin mashkull”.

BISEDA:

Meçe: Po që kanë filluar ta kopjojnë Ramën. Në Maqedoni sapo vendosën gjendjen e jashtëzakonshme se kuptuan se politika e Ramës funksionon.

Edhe Kosova të njëjtën gjë po bën, shkoi pas Edi Ramës. Edhe Serbia po bën të njëjtën gjë. Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.

Malo: Je Elisa Spiropali mashkull!

Meçe: Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i. E ndiej veten krenar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit