Arben Shehu në krye të KLSH-së, socialistët pro kandidaturës së 4-t të Metës

Arben Shehu në krye të KLSH-së, socialistët…

Kontrolli i Lartë i Shtetit më në fund do të ketë një emër të ri në krye të tij, që do të zëvendësojë tashmë Bujar Leskajn, i cili prej vitesh mbante këtë detyrë.

Deputetët e PS-së në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, kanë miratuar sot  me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, kandidaturën e Arben Shehut, për drejtues të KLSH-së.

Në këtë mënyrë miratimi i kandidaturës së Shehut, ka zhbllokuar “ngërçin” e krijuar mes maxhorancës dhe Presidentit të Republikës, për emërimin e kryetarit të ri të KLSH-së, institucion i cili që prej 2 vitesh drejtohej pa kryetar.

Arben Shehu ka qenë propozimi i katërt i Presidentit Ilir Meta, për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Më parë Kuvendi i ka rrëzuar Metës plot 3 kandidatura apo propozime për kreun e KLSH-së, që ishin: Petraq Milon, Vitore Tusha dhe i fundit, Bahri Shaqiri, ish-këshilltar për sigurinë i Presidentit dhe ish-kreu i SHISH-it.

Ndërkohë në krye të institucionit me mandat të përfunduar por në detyrë, qëndronte ende Bujar Leskaj, derisa të zgjidhej pasardhësi i tij në krye të institucionit.

Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar për kreun e KLSH-së, dhe si një nga njohësit më të mirë të së drejtës penale, me një eksperiencë mbi 16-vjeçare në jetën akademike./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit