Arbër Çekaj futet në “41-bis”, i dënuar me 14 vite burg për 613 kg kokainë

Arbër Çekaj futet në “41-bis”, i dënuar…

Sot është marrë vendimi për Arbër Çekaj, i dënuar për 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas.

Në 24 orë, 4 të dënuar janë izoluar në regjimin e posaçëm, 41-bis, mes tyre dhe  Çekaj.

Aktualisht në regjimin e posaçëm 41-bis janë Arbjon Aliko, Genci Balla, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqje dhe katër të dënuarit e rinj Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja e së fundmi dhe Arbër Çekaj.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit