Arbër Çekaj largohet nga seanca, bën deklaratën e papritur për avokatët mbrojtës: Nuk do përfaqësohem më nga këta

Arbër Çekaj largohet nga seanca, bën deklaratën…

 Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Arbër Çekajt që të mos gjykohej me procedurën e “gjykimit të shkurtuar”. Pas refuzimit të kërkesës së tij nga Gjykata, Çekaj është larguar nga salla, ndërsa ka shprehur dhe zhgënjimin që ka pasur me përfaqësuesit e tij ligjorë.

Teksa dilte nga salla, Çekaj ka deklaruar që nuk do të mbrohet më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana. Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku Prokuroria e Posaçme, do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata pritet që të marrë vendimin për biznesmenin. 

Kujtojmë se pak javë më parë, Policia ka sekuestruar në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë; Amerika Latine.

Edhe Selim Çekaj është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa hetimet vijojnë. Disa muaj më parë, Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite. Megjithatë ai e ka apeluar vendimin. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit