
Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, televizionit që u mbyll nga qeveria, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi për biznesmenit italian.
Pas shumë kohëve përplasje vendimi i fundit i Arbitrazhit ishte që Shqipëria duhet t’i paguaj 110 milionë euro biznesmenit italian.
Por, ky vendim me pasoja të mëdha financiare ishte i papranueshëm për qeverinë shqiptare.
Kështu, në 26 maj 2021, në gjykatën ndërkombëtare ICSID, e cila trajton mosmarrëveshjet e investimeve, nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, Shqipëria ka paraqitur një kërkesë për rishikim të vendimit të marrë nga kjo gjykatë në fillim të prillit të këtij viti, masë e cila detyron Shqipërinë që të dëmshpërblejë me rreth 110 milionë euro investitorin italian, Francesco Becchetti.
Dhe ashtu sikur pritej ky hap i ndërmarrë nga Shqipëria nuk solli asnjë ndryshim. Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.