Ardi Veliu drekoi me mafiozët e Ndranghetta-s? Zbardhen prapaskenat

Ardi Veliu drekoi me mafiozët e Ndranghetta-s?…

Disa prapaskena skandaloze, që tregojnë lidhje mes Ardi Veliut dhe grupit mafioz italian Ndrangheta  janë zbuluar pas largimit të Veliut nga drejtimi i policisë. Top News ka zbardhur këto prapaskena.

Pas skandalit me përgjimet në fillim të vitit me klanin mafioz “Ndrangheta” ku janë arrestuar edhe koka të mafies, janë mësuar detaje të reja. Në këto përgjime u përmendën zyrtarë të lartë shqoiptarë e deri tek presidenca.

Nga përgjimet e atëhershme, doli se D’Alessandro donte të nxirrte nga loja Tommaso Brutton apo Saverio Brutton, të marrë nën hetim gjithashtu.

D’Alessandro shprehej se një ditë do të ulej në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe do ta prezantonte edhe me Gallon, jo me Brutto. Po ashtu në përgjime thuhej se ky i fundit “kishte ngrënë mish me një shef policie në Tiranë dhe një zv/ministër”.

Për këtë informacion është kontaktuar nga moderatori i Zona Zero në Top News, Thimi Samarxhiu, vetë prokurori i famshëm i Catanzaro-s, Nicola Gratteri, nëse bëhej fjalë për Ardi Veliun.

Ky i fundit iu përgjigj gazetarit të Top News, duke i thënë: “Kemi kontrolluar të gjitha dokumentet por në asnjërin nuk rezulton emri i shefit të policisë shqiptare”

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit