Ardi Veliu "mollë sherri mes PD dhe PS/ Mazhoranca kalon e vetme në parim te Siguria ndryshimet e Vettingut

Ardi Veliu “mollë sherri mes PD dhe…

Projektligjit i ndryshimeve të vettingut në Policinë e Shtetit kaloi në parim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vetëm me votat e mazhorancës. Opozita përfitoi edhe njëherë të ngre akuza në lidhje me vettingun te blutë, ndërsa e cilësoi atë jo të suksesshëm dhe synimin e qeverisë, sipas tyre, për të nënshtruar Policinë e Shtetit, me ndryshimet e reja.

Duke qenë se me ndryshimet e reja vettingun e Policisë së Shtetit tashmë do ta bëj Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me në krye Ardi Veliun, deputeti Ferdinand Xhaferri e konsideroi jo pozitiv emërimin e tij, duke qenë se vetëm një vit më parë u largua nga posti i kryepolicit.

Megjithatë, me ndryshimet që pritet të kalojnë në vijim në Kuvend, vettingu i Policisë së Shtetit do të vijojë, por jo më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të cilit iu ndërpre mandati në mars 2022.

Por do të jetë Agjencia e Mbikqyrjes Policore, tashmë nën drejtimin e Ardi Veliut dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me drejtues Evgjeni Basharin, ata që do të kalojnë në sitë efektivët. Pasuria dhe deklarimi i parave do të certifikohet nga ILDKPKI, pastërtia e figurës nga AMP me informacion nga SHISH dhe DSIK dhe aftësia profesionale e policëve do të mbajë firmën e kreut të AMP, Ardi Veliu, përmes departamentit të standardeve profesionale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit