Ardit Metaliaj i 4 A-M “kullufit” 5 miliardë nga ujësjellësi i Durrësit

Ardit Metaliaj i 4 A-M “kullufit” 5…

Ardit Metaliaj me kompaninë e tij “4 A-M” është njëri prej përfituesëve më të mëdhenj të fondeve publike. Flitet se ai është mik i ngushte me oligarkun Bashkim Ulaj, madje ka zëra se në fakt pas kësaj kompanie fshihet vetë Ulaj.

Rezulton se kjo kompani nuk i ndahet “për qamet” fitimit të tenderave në shifra kolosale. Rasti më i fundit është ai i tenderit me numër reference REF-81356-12-07-2020 dhe me objekt “Rikonstruksion në rrjetin ekzistues të qytetit të Durresit, zona 10 dhe 13/1, Bashkia Durrës”. Shikohet se në tender kanë marrë pjesë 3 kompani apo bashkime kompanish, nga të cilat ka fituar “4 A-M” e Ardit Metalisë.

Rezulton se fituesi ka ofruar vlerën më të lartë nga të gjithe pjesëmarrësit, përkatësisht 393’558’684 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Dy firmat e tjera garuese ofruan më pak por përsëri u skualifikuan.

Madje njëra prej tyre ofroi një vlerë më një diferencë mjaft të konsiderueshme prej rreth 1.6 miliardë lekësh të vjetra me TVSH më pak sesa kompania “4 A-M”. Një fakt ky mjaft i dyshimtë, i cili të bën të mendosh se fituesi ka qenë i paracaktuar. Bashkë me “4 A-M” të metalisë, fituese është shpallur edhe firma “ARKONSTUDIO” në pronësi të Erjon Këri dhe Krenar Dila.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit