Ardit Metaliaj i “4-AM” bën koleksion miliardash, “gllabëron” 7.6 miliardë të tjera nga Rakip Suli

Ardit Metaliaj i “4-AM” bën koleksion miliardash,…

Ardit Metaliaj, pronari “me letra” i firmës 4-AM vazhdon të gllabërojë tendera sensacionalë nga bashkitë e qeverisura nga Rilindja. Duket se kjo kompani është bërë një koleksionuese e vërtetë e tenderave në rang miliardash. Në media është diskutuar shumë herë se në fakt pas kësaj kompanie fshihet vetë oligarku Bashkim Ulaj dhe se Ardit Metaliaj shërben thjesht si “mashë” e tij.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak Arditin që të “kullufisë” edhe 7.6 miliardë lekë të tjera me TVSH, në bashkëpunim me “ILIRIADA” SH.P.K. administruar nga Ermal Tahiraj dhe me pronarë Eduart Tahiraj dhe Arjan Latifi. Kësaj rradhe paratë ia ka dhënë Rakip Suli, kryetar i Bashkisë Kamëz. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-82809-12-22-2020 dhe me objekt “Ndërtimi i rrjetit KUZ dhe furnizimi me ujë i zonës Valias i Ri”.

Fondi limit i tij ka qenë 636,247,828 lekë të reja pa TVSH, kurse vlera fituese e ofruar nga 4-AM ka qenë 633,061,314 lekë të reja pa TVSH. Shikohet mjaft qartë se vlera e Ardit Metalisë është thuajse identike me fondin limit të tenderit, më konkretisht sa 99.49% e tij. Ky fakt është tepër i dyshimtë pasi ka shumë mundësi që fituesi i tenderit të ketë qenë i paracaktuar prej kohësh.

Këtë ide e mbështet edhe fakti tjetër se në tender morën pjesë edhe 3 firma të tjera veç fituesit, të cilat për habinë e të gjithëve ofruan që të treja thuajse të njëjtën vlerë. Natyrisht edhe vetë Rakip Suli ka shumë gjasa të ketë mbushur xhepat plot nga ky tender. Epo, gjak e dhjamë Rakip!/JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit