Ardit Metaliaj i 4-AM “kullufit” 10 miliardë lekë nga Bashkia Pogradec

Ardit Metaliaj i 4-AM “kullufit” 10 miliardë…

Ardit Metaliaj, pronari “me letra” i kompanisë 4-AM ka “kullufitur” gati 10 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga Bashkia Pogradec, “me një të rënë të lapsit”. Themi pronar “me letra” pasi në media shpesh është diskutuar se në fakt pas kompanisë së tij qëndron vetë oligarku Bashkim Ulaj.

Këto para janë dhënë nga Bashkia Pogradec nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referencës REF-83477-12-30-2020 dhe ka si objekt: “Përfundimi i gjithë rrjetit të Kanalizimeve të Ujrave të ndotura në Njësinë Administrative Pogradec dhe Njësisë Administrative Bucimas”.

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë tre garues, nga të cilët fitues është shpallur 4-AM e Ardit Metaliaj në bashkëpunim me ILIRIADA SHPK në pronësi të Aqif Dezhgiu. Vlera fituese është 783,315,997 lekë të reja pa TVSH ose rreth 10 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Rezulton se kjo shifër është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht rezulton të jetë sa 99.6% e tij./JOQ Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit