Arestohet ylli i Tik Tok-ut, Hasbulla Magomedov

Arestohet ylli i Tik Tok-ut, Hasbulla Magomedov

Ylli i TIKTOK-ut, Hasbulla Magomedov është arrestuar. Ai dhe shokët e tij “u arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit”. 

Hasbulla, 20 vjeç, u arrestua në Dagestani në Rusi, pasi ai dhe një grup shokësh dolën me makinë në rrugë dhe bllokuan shoferët e tjerë teksa festonin dasmën e një shoku.

Grupi u arrestua për shkelje administrative, pohojnë raportet lokale. Një video e postuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit tregon një grup motorësh, përfshirë një që mbante Hasbullën, duke bllokuar trafikun në një rrugë kryesore.

Llogaria zyrtare e Hasbullës në Twitter mbrëmjen e djeshme ka postuar: “#FreeBulla”./The Sun

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit