Argita Malltezi: Protestoni për kështjellën tuaj, për Sali Berishën!

Argita Malltezi: Protestoni për kështjellën tuaj, për…

Edhe këtë të enjte disa simpatizantë të Sali Berishës kanë dalë në shenjë proteste poshtë banesës së këtij të fundit. Si në çdo dalje tjetër, edhe këtë herë turma është udhëhequr nga Argita Malltezi, e cila u ka kërkuar qytetarëve të protestojnë për Sali Berishën.

Ajo që është e rëndësishme është protesta këtu, arsyeja se përse njerëzit janë mbledhur në protestë. Ata janë mbledhur në protestë për të luftuar për dinjitetin e tyre, për dinjitetin e kështjellës së tyre. Dhe kjo është thelbi i çdo mesazhi që duhet të transmetohet nga kjo protestë“, u shpreh Argita.

Këto deklarata Argita i bën në një kohë kur burri i doli nga paraburgimidhe tashmë është radha të lirojë edhe babain nga arresti i shtëpisë.

Poshtë shtëpisë luksoze të Berishës, e pozicionuar në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, militantët demokratë protestojnë për atë që është pasuruar duke shfrytëzuar pushtetin. Tashmë Berisha u kërkon qytetarëve hallexhinj që ta mbrojnë atë dhe pasurinë e tij dhe të familjarëve.

Berisha ndodhet në arret shtëpie, sepse akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin për ndërtimin e 19 kullave në ambientet e ish kompleksit sportiv ” Partizani”. Ndaj Berishës fillimisht u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, por pasi e theu tre herë këtë masë, SPAK vendosi ashpërsim të saj, pas autorizimit që mori nga Kuvendi, vetëm me votat e socialistëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit