Argjentinasit provokojnë me flamurin izraelit, tifozët e Egjiptit ua kthejnë me atë palestinez

Argjentinasit provokojnë me flamurin izraelit, tifozët e…

Ndeshja dramatike mes Argjentinës dhe Egjiptit në Kupën e Botës nuk u diskutua vetëm për golat dhe emocionet në fushë, por edhe për një episod jashtë saj që solli reagime të shumta.

Gjatë sfidës, disa tifozë argjentinas u shfaqën në tribuna duke valëvitur flamuj izraelitë para ekipit dhe tifozëve, një veprim që u interpretua nga shumë tifozë egjiptianë si një provokim, veçanërisht pas qëndrimeve të shprehura më herët nga stafi i kombëtares egjiptiane në mbështetje të Palestinës.

Përgjigjja nuk vonoi. Në sektorët ku ishin vendosur tifozët egjiptianë u shpalosën flamuj palestinezë, duke e kthyer atmosferën në stadium në një përplasje simbolesh politike përtej rivalitetit sportiv.

Përballja mes Argjentinës dhe Egjiptit ishte e tensionuar edhe në fushë, ku kampionët në fuqi siguruan kualifikimin me një përmbysje spektakolare 3-2 në minutat e fundit, pasi “Faraonët” kishin kryesuar 0-2.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit