Arian Dedej ia numëron të gjitha Bashës: E vetmja gjë që ka bërë nga 2013 e deri sot ka qenë ajo e shtimit të radhëve të të pakënaqurve

Arian Dedej ia numëron të gjitha Bashës:…

Nga Arian Dedej:

Erdhi ne 2013 ne krye te PD, mori vendimin per te perjashtuar nga kandidimi kryetaret dhe sekretaret e seksioneve, beri ca te pakenaqur!

Pastaj, ne 2015 hoqi simbolet, beri dhe ca te pakenaqur!

Ne 2017 hoqi ngjyrat, beri dhe ca te pakenaqur! Takoi Ramen, beri dhe ca te pakenaqur! Beri listen per deputet , beri dhe ca te pakenaqur!

Ne 2019 nuk mori pjese ne zgjedhje, beri dhe ca te pakenaqur! Ne 2019 dogji mandatet , beri dhe ca te pakenaqur!

Ne 2020 beri perzgjedhjen per deputet me votim kunder, beri ca te pakenaqur.

Ne 2021 listat i beri duke shkelur parimet e veta. Disa kryetar degesh i perfshiu ne lista dhe pse ishte e ndalur nga udhezimi qe ai vet nxorri, pezulloi Berishen, beri dhe ca te pakenqur. Ne mes te kesaj stuhie hap garen per zgjedhje te FRPD pa pyetur njeri, beri dhe ca te pakenqur. Hap garen per LDG pa pyetur njeri, beri dhe ca te pakenaqur.

E vetmja gje qe ka ber nga 2013 e deri sot ka qene ajo e shtimit te radheve te te pakenaqurve ne struktura dhe organziata partnere te PD.

Ne kto momente duhej reflektim, maturi, urtesi, diplomaci. Nuk duhen shpallur gara pa u qartesuar ceshjta e Berishes. Kto veprime e coptojne, rrudhin me shume Partine Demokratike dhe kjo nuk eshte me rastesi!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit