Arjan Sala humbi jetën brenda magazinës te Casa Italia! Rama vizitë në familjen e të ndjerit

Arjan Sala humbi jetën brenda magazinës te…

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në familjen e Arjan Salës, për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit.

Familja e 32-vjeçarit ka hapur dyert e mortit për ndarjen nga jeta të djalit të tyre. Ende ka njerëz që shkojnë në banesë për ti shprehur ngushëllimet.

Kryeministri Edi Rama kërkoi pak ditë më parë që Sala të shpallej dëshmor i Atdheut, pasi trupi i tij u gjet në magazinën te Casa Italia, në tentativë për të shpëtuar të tjerët, mirëpo fatkeqësisht mbeti i bllokuar.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security te Casa Italia. Trupi i tij u gjet 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më. Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius. Ai u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit