Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”, firmoset titulli

Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”, firmoset…

Arjan Sala, shefi i sigurisë së magazinës që u sakrifikua për të shpëtuar jetën e mbi 20 punonjësve të tjerë, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Dosja.al mëson se ministri Niko Peleshi ka formosur titullin “Dëshmor i Atdheut”. Pritet që kryeministri Edi Rama të shkojë në shtëpinë e familjes Sala për t’ua dorëzuar titullin.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet dje, 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më.

Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius. Ai u përcoll dy ditë më parë nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut me propozim të mijëra qytetarëve që u solidarizuan në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit