Arjola Demiri nuk i mban lotët kur kujton fëmijët në Big Brother

Arjola Demiri nuk i mban lotët kur…

Aktorja e njohur shqiptare, e cila ka marrë pjesë në filmin I Love Tropoja,  Arjola Demiri, po vazhdon të shijojë rrugëtimin e saj të ri në Big Brother VIP.

Teksa ka folur për fëmijët e saj ajo nuk ka arritur ti mbajë lotët.

Që në hyrjen e saj në natën e parë, ajo e bëri të ditur se ndodhet atje me shpresën për të fituar çmimin e madh, për t’iu dhënë më të mirën që meritojnë fëmijëve të saj.

E kur jemi te fëmijët, aktorja pati një moment dobësie në ditën e qëndrimit të dytë në shtëpi, kur në komunikim me banoren tjetër të shtëpisë, Palomën, filluan të diskutojnë për jetët e tyre private.

Arjola i tregoi Palomës se ka tetë vite që është e divorcuar, teksa nuk i mbajti dot lotët kur përmendi fëmijët e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit