Arjola Demiri rrëfen një nga momentet më të sikletshme gjatë xhirimit të ‘I Love Tropoja’

Arjola Demiri rrëfen një nga momentet më…

Aktorja Arjola Demiri, tashmë pjesë e Big Brother Vip, ka ndarë në një bisedë me Ilir Shaqirin një nga momentet më të sikletshme për të, gjatë xhirimit të filmit I Love Tropoja.

Pjesë nga biseda:

Ilir Shaqiri: Na trego ndonjë gjë rreth filmit, se nuk e kam parë.

Arjola Demiri: Nuk e ke parë?

Ilir Shaqiri: Akoma jo. Kam parë spotin, më ka bërë përshtypje por nuk e kam parë.

Arjola Demiri: Është një skenë në fakt. Është skena ku kemi xhirime me kalin. Një ditë më përapara zhvilluam xhirime në traget.

Ilir Shaqiri: Me traget në zonën e Komanit.

Arjola Demiri: Po. Dhe gjatë xhirimeve në traget unë dëmtova këmbën. Thoi i gishtit të madh të këmbës së djathtë mu heq. Kjo bëri që të ënjtjej këmba dhe në nesërmen kishim xhirime me skenën e kalit. Atletet nuk më bënin dhe jam torturu për ta bërë atë skenë. Kemi bërë shumë xhirime dhe nuk e di si kam duruar të gjithë atë dhimbje.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit