Arjola dhe Antonela sherr në “pikë” të mëngjesit: Qenke budallicë krejt, më marrsh të ligat

Arjola dhe Antonela sherr në “pikë” të…

Një konflikt ka ndodhur në shtëpinë e BBV. Ka qenë pikërisht Antonela dhe Arjola, banoret të cilat që në pikë të mëngjesit, kanë nisur sherr me njëra-tjetrën. Konflikti për pak sa nuk ka agravuar në përplasje fizike, teksa gjithçka nisi për shkak se vajzat akuzuan njëra tjetrën për tonin e zërit. Veç fjalëve fyese, Arjola dhe Antonela kaluan edhe në ofendime personale.

Pjesë nga debati mes vajzave:

Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde

Antonela: Pse po më afrohesh kështu

Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur

Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi

Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua

Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty

Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle

Antonela: Më marrsh të ligat

Arjola: Qenka me të meta mendore

Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit