Arjola ndan historinë e saj dhe tregon vështirësitë ekonomike që ka kaluar

Arjola ndan historinë e saj dhe tregon…

Konkurrentja e Big Brother VIP dhe aktorja e Arjola Demiri ka ndarë një tjetër histori me banorët e Big Brother. Ajo ka treguar se ka pasur shumë vështirësi ekonomike.

Arjola tregoi se pikërisht në periudhën që babai u sëmur, mamaja e saj pushohet nga puna, dhe e gjitha kjo ndodhi menjëherë sapo ajo ishte kthyer në familjen e saj pasi ndërpreu marrëdhënien me ish-partnerin e saj.

Arjola tregoi se kërkonte punë intensivisht dhe asnjëherë nuk mundi ta siguronte një të tillë. Si rezultat i këtyre vështirësive në shtëpinë e saj nuk mund të kursehej asnjë lekë.

‘’Kërkova punë kudo, më pas detyrohesha të merrja borxh që të vija në Tiranë për audicione. Nuk më thirri askush për të bërë aplikimet. Pasi informohesha për fituesit, aty e dija që unë kisha qenë shumë herë me e aftë se ato. Kam vuajtur shumë’’,- tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit