Arkitektët e La Sapienza: Prishja e teatrit, akt që kujton komunizmin

Arkitektët e La Sapienza: Prishja e teatrit,…

Arkitektët e Universitetit italian La Sapienza janë treguar mjaft të ashpër ndaj aktit të qeverisë Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke hedhur paralele me kohën kur në Shqipëri, pushteti komunist shkatërronte dhe hidhte në tokë kishat e xhamitë në vend.

“Çfarë bënë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor lidhur në këto raste? A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri? Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës si kryeqytet  mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje,të çon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë diference ka sot me demokracinë shumë të mirënjohur shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë, të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuara me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranën e asaj koheë. Çfarë diferencë  ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar? ”, thonë në deklaratën e firmosur nga arkitetët Marco Petreschi, Nilda Valentin, Antonino Saggio dhe Anna Bruna Menghini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit