Arkivat e UÇK/ Albin Kurti: Nuk kemi çfarë fshehim, Serbia të tregojë varret masive

Arkivat e UÇK/ Albin Kurti: Nuk kemi…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur të hënën në lidje me arkivat e UÇK-së, nëse duhet të hapen apo jo. Ai është shprehur pro idesë së hapjes së tyre duke shtuar se nuk Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga Serbia. Kurti deklaroi se po ashtu Serbia duhet të tregojë varret masive.

 “Ne i kemi arkivat e shtetit tonë të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jeni shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serb por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuara, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha ai.

 “Kosova siç e dini që nga viti 1999 e këndej, kemi qenë nën administrim ndërkombëtar, pra vend më transparent e më të hapur se Kosova nuk ka, e ajo që duhet të hapet është Serbia, sepse në katër luftëra që Serbia i ka bërë, gjenocidi që i ka bërë në Bosnjë e Kosovë, duhet të zbardhet e vërteta, që të dihen urdhërdhënësit”, tha Kurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit