Arlind Qori përballë ish-shefit të tij:Do të futemi në zgjedhje për t'u bërë kryetar bashkie

Arlind Qori përballë ish-shefit të tij:Do të…

Arlind Qori dhe Erion Veliaj e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Njëri mbeti mbrapa në vend numëro duke u marrë me OJF-të ndërsa tjetri në rastin e parë që pati, iu ngjit Ramës nga pas deri sa u bë kryetar bashkie në Tiranë. Duke xhelozuar për ish-shefin e Mjaftit, edhe Arlind Qori ka një ëndër për t’u bërë kryetar bashkie.

Thuhet se Arlind Qori, Laert Kola dhe Erion Veliaj krijuan ‘Organizatën Politike’, shoqata që i mbeti Qorrit në fund pasi Kola u punësua në kryeministri ndërsa Veliaj nga ministër ngjiti majat drejt bashkisë më të madhe në Shqipëri. Me këtë shoqatë ata kërkuan fonde te ndërkombëtarët duke u zotuar se do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të forcojnë sindikalizmin në Shqipëri.

Sot Arlind Qori premton një opozitë të re me marifete të vjetra. Njësoj si ish-shefi i tij i Mjaftit, edhe Arlindi duket se është lodhur OJF-të dhe kërkon që të gëzojë pak pushtet, njësoj si ish-shefi dhe shoku i tij. Ai ka deklaruar kandidaturën si kryetar bashkie ose si anëtar i këshillit bashkiak, por është nervozuar pasi gjykata nuk po e regjistronë partinë e tij.

“Kandidati për kryetar bashkie do të jem unë. Do të jem qoftë me siglën e Lëvizja Bashkë, por edhe si kandidat i pavarur nëse nuk na regjistrojnë. Qëllimi ynë është të kandidojmë për këshillat bashkiakë dhe kryetar bashkie. Në të dyja rastet unë do të jem kandidat për kryetar Bashkie. Jemi zotuar sot publikisht. Nuk lëmë asnjë maskara me pushtet ose me vulë të na pengojë”, tha Qori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit