Arma e fshehtë e pishinave që eliminon koronavirusin

Arma e fshehtë e pishinave që eliminon…

Ekspertët italianë kanë arritur në një përfundim se larja në pishina në kohën e pandemisë nuk përbën rrezik. Ata thonë se uji i pishinës ka klor i cili vret mikrobet. Por edhe këtu duhet ruajtur distanca fizike.

Sipas Marco Tinelli, specialist i bordit të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive koronavirusi në ujë do të deaktivizohej menjëherë nga klori.

Por sipas Tinelli menaxherët e pishinave duhet të rrisin masat e higjienës dhe të zbatojnë kushtet teknike të funksionimit të pishinave. Sipas ekspertëve klorifikimi i ujit duhet të mbahet konstant. Në hyrje të qendrave të pishinave duhet të ketë termoskanera për të kontrolluar temperaturën trupore të pushuesve. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit