Armand Shkullaku: Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

Armand Shkullaku: Kur Rama të detyron të…

Për opinioninpublik vazhdon të jetë befasi fakti që mbështetës të hapur të Edi Ramës, morën anë në konfiktin e brendshëm në PD, duke u rreshtuar me entusiazëm në krah të Lulzim Bashës.

Propaganduesit e zellshëm të kryeminstrit, që deri dje i shërbenin atij në çdo rast për të minuar opozitën dhe Lulzim Bashën, herë me fakte e herë më shpifje, sot janë të detyruar ta trajtojnë atë si “lideri” të cilit i takon froni i kryeopozitarit. Sigurisht që situatë më të sikletshme, në mos poshtëruese, nuk mund të ketë qoftë edhe për dikë që është i lindur të shërbejë.Në një shpjegim të thjeshtuar, kjo sjellje e altoparlantëve mediatikë të Ramës, përkthehet si nevojë e këtij të fundit për të patur përballë si kundërshtar Lulzim Bashën. Arsyet për këtë preferencë të Ramës janë komentuar me qindra herë. Replika e Ramës në parlament ndërsa i drejtohet Bashës, “unë ty të kam dashur, ty të dua dhe ty do të dua të të kem përballë”, mund të tingëllojë si e mjaftueshme për t’i dhënë një shpjegim mobilizimit të taborrit të tij mediatik në krah të atij që e tallnin deri dje. Por në thelb, arsyeja e këtij fenomeni është më e thellë.

Të gjithë ata që mbrojnë sot veprimet e Bashës për të mbërthyer fronin në PD, janë të njëjtët që në 8 vite nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme për demokracinë e brendshme në PS. Para heshtjes së tyre, kanë kaluar eleminimi i çdo debati në atë parti, ata kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë bashkë me Ramën edhe ndonjë zë të ndrojtur si Ditmir Bushati apo të hidheshin në linçime agresive kur ish Ben Blushi kërkonte gjënë më normale, një garë brenda partisë. Askush nuk ka shprehur as shqetësimin më të vogël kur në atë parti promovoheshin njerëz të dyshimtë e me të kaluar të errët, kur karriera nuk bëhej sipas meritave por sipas përuljes ndaj kryeatrit. Para syve të tyre ka kaluar gjithë procesi i transformimit të fuqisë së një force politike në pushtetin e një njeriu të vetëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit