Armando Broja i dedikon fanellë Edi Ramës: Faleminderit për atë që bënë për shqiptarët!

Armando Broja i dedikon fanellë Edi Ramës:…

Armando Broja, një nga sulmuesit më të talentuar dhe premtues që ka Shqipëria ka vendosur të “përzihet” pak edhe në politikë. Ai ka lindur në Angli, atje ku sot moshatarët e tij nga Shqipëria po rrezikojnë jetën duke udhëtuar me gomone. Sulmuesi shqiptar ka bërë publik një mesazh dedikuar Edi Ramës, të cilin e falenderon për atë që ka bërë ndaj popullit të tij.

Ndoshta Broja nuk e di, ose e njeh Ramën vetëm nga instagrami, por kryeministri i Shqipërisë është ndër shkaktarët kryesor për largimin e të rinjve nga vendi. çdo ditë vendi po shpopullohet dhe ajo që ka bërë Edi Rama, është vetëm shtytja sa më shumë e shqiptarve drejt emigrimit.

Vetë Broja është lindur nga një familje emigrantësh, të cilët iu larguan luftës civile të shkaktuar nga politika në Shqipëri. Me një dedikim kaq të hapur dhe përfaqësues për të gjithë shqiptarët, duket se djaloshi nga Kopliku i ka bërë vetes një autogol të madh, karshi moshatarëve të tij që po vuajnë pikërisht keqqeverisjen e Ramës.

“Për Edi Ramën, faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët”, shkruhet në bluzën që mban mbiemrin e Brojës dhe numrin e sulmuesit të Chelsea.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit