Armë, drogë dhe dokumente falso/ Arrestohet çifti në Tiranë

Armë, drogë dhe dokumente falso/ Arrestohet çifti…

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u janë gjetur me vete drogë, armë dhe dokumente te falsifikuara.

Policia njoftoi se, forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar operacioni policor i koduar “Autostrada”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ermal Roçi. 36 vjeç dhe Nertila Roçi, banues në Elbasan.

Nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre  shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, njoftoi policia.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit