Armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohen 2 persona në Tiranë

Armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohen 2…

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas dhe mbi to rëndon akuza armëmbajtje pa leje.

U arrestua shtetasi Ervis Xheli, 31 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për mashtrim. Gjithashtu u vu në pranga Denis Aliu, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Në zonën e quajtur ish-parku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Mësohet se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Njoftimi i plotë

Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava” vu në pranga Ervis Xheli, 31 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për mashtrim.Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin Ervis Xheli, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi Denis Aliu, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Zef Jubani”, kanë lokalizuar shtetasin D. A., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit