Armë zjarri në banesë e makinë, arrestohet 26-vjeçari

Armë zjarri në banesë e makinë, arrestohet…

Një 26-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij, edhe pas orës policore 20:00.

Policia bën me dije se të riut i janë sekuestruar dy armë zjarri, njëra që iu gjet në mjet, e tjetra në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij gjatë orës policore, vihet në pranga 26-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri, njëra që u gjet në mjet dhe tjetra që u gjet në banesë. Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjsërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit