Armend Muja citon raportin: 60% e prejardhjes tonë është e ngjashme me serbët!

Armend Muja citon raportin: 60% e prejardhjes…

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Armend Muja, në vitin 2018 në profilin e tij zyrtar kishte shpërndarë një raport në të cilin analizohej prejardhja gjenetike e popujve.

Një raport i tillë sipas interpretimit të Armend Mujës konstatonte se mbi 60 % e prejardhjes së shqiptarëve është e përafërt me serbët.

”Sipas studimit, mbi 60% e prejardhjes tonë gjenetike është e përafërt me serbët. Shqiptarët ndryshojnë nga serbët për nga përmbajtja më e lartë e ADN R1B (Evropa Perëndimore) dhe pesha më e ulët e ADN së Evropës Qendrore. Prejardhja gjenetike e shqiptarëve del të jetë e ngjashme me Greket, Sicilianet, Serbet dhe Vllehet”,- shkruante Muja atë kohë.

Muja kishte shkuar edhe më tej me interpretim, duke treguar se si serbët ndajnë më shumë veçori me shqiptarët sesa shqiptarët me serbët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit