Armik i Ervis Martinajt, arrestohet Endrit Dokle

Armik i Ervis Martinajt, arrestohet Endrit Dokle

Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrës është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi po lëvizte me një mjet të blinduar, së bashku me një person të shpallur në kërkim.

Dokle njihet si armik i Ervis Martinajt, i cili prej disa muajsh ka rezultuat i zhdukur. Nuk dihet ende nëse Martinaj është marrë peng dhe është vrarë ose ka inskenuar zhdukjen.

Mësohet se Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Endrit Dokles.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit