Armiku i Kosovës bëhet dhe armiku i Trumpit

Armiku i Kosovës bëhet dhe armiku i…

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë përgjegjës John Bolton për prishjen e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.

Trump ka deklaruar se Bolton, ish këshilltari i tij për siguri kombëtare, ka poshtëruar Kombin amerikan gjatë bisedimeve me Korenë e Veriut.

“Kur Wacko John Bolton vazhdoi të poshtëronte Kombin dhe pa mbajtur përgjegjësi, tha që ai shikon “Modelin Libian” për Korenë e Veriut dhe në atë moment, të gjithë djajtë shpërthyen nga ferri. Kim Jong Un, me të cilin po e shkonim shumë mirë, doli jashtë si “raketë balistike” dhe me të drejtë. Ai nuk e donte më Boltonin afër tij. Poshtërsia e të gjitha deklaratave të Bolton na kthyen shumë keq me Korenë e Veriut, edhe tani. Unë e pyeta, “çfarë dreqin po mendonit? Ai nuk kishte asnjë përgjigje dhe thjesht kërkoi falje. Kjo ndodhi herët dhe unë duhet ta kisha pushuar atë menjëherë nga atje!”, shkroi Trump në një postim në Twitter.

Bolton është akuzuar po ashtu se ka mbështetur projektin e ndarjes së Kosovës.

Në gusht të vitit 2018, ai ka thënë se SHBA-ja nuk e përjashton as idenë e korrigjimeve territoriale, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit