Arratisen nga burgu dhe u lënë letër gardianëve: Do të kthehemi për 15 ditë!

Arratisen nga burgu dhe u lënë letër…

Një histori e rrallë është shënjuar në një burg të kryeqytetit italian ditët e fundit. Dy ty burgosur përpara se të arratiseshin, janë treguar të xhentëlmenë me gardianët duke ju lënë një pusullë ku ju tregonin arsyen e arratisjes dhe kohën se kur do të ktheheshin sërish në qelitë e tyre.

Dy të dënuar që u arratisën nga një burg në Romë javën e kaluar kanë lënë për rojet një shënim mirësjellje, duke thënë se ata kishin një biznes dhe duhet të kujdeseshin për të, por do të ktheheshin shpejt, raportuan të martën mediat vedase.

Dy kushërinjtë, Davad Zukanoviç, 40 vjeç dhe Lil Ahmetovic, 46 vjeç, u arratisën nga burgu Rebibbia brenda natës më 2 qershor duke hapur një kalim në mur duke përdorur një tub uji që më pas e kishin lënë në një oborr.

Por para se të shpëtonin, ata lanë një shënim në qelinë e tyre duke u shpjeguar se kishin arsye personale pse vendosën që të arratiseshin, shkruan gazeta Repubblica.

Ata ishin të shtyrë nga “nevoja për të mbrojtur fëmijët e tyre nga një biznes i keq në të cilin kishin hyrë vetë”, thoshte e përditshmja, duke parafrazuar përmbajtjen e letrës.

Të burgosurit saktësuan se vetëm ata mund t’i bënin gjërat ashtu si duhet, pasi gratë e tyre ishin gjithashtu të dyja në burg.

Në fund të shënimit të nënshkruar, Zukanoviç dhe Ahmetoviç premtuan të ktheheshin brenda rreth 15 ditësh, pasi të zgjidheshin gjithçka, shkruajnë mediat.

Burrat vuanin dënime deri në vitin 2029 për krime jo të dhunshme, përfshirë mashtrimin dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit