Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga Qendra e Ndalimit të Emigracionit Campsfield në Oxfordshire, Mbretëria e Bashkuar, gjatë transferimit të tij në spital më 14 korrik. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme britanike, e cila bëri të ditur se autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe ndalimin e tij.