Arratisja e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit/ Në lojë futën dhe një dron

Arratisja e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit/…

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tentativa e arratisjes mesditën e së dielës në burgun 313. Shkon në 8 numri i efektivëvë të Policisë së Burgjeve të vënë nën hetim nga Prokuroria nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës për planin e arratisjes së Arbër Cekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Sipas burimeve, disa të paraburgosur kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg.

Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka një konkluzion, nëse këto deklarime qëndrojnë apo jo. Ndërkohë në total për ngjarjen përveç 8 policëve dhe 6 të paraburgosur.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për të tre personat e përfshirë në arratisjen e së dielës nga burgu 313. Arbër Çekaj tha se plani i arratisjes nuk ka qenë i tij, dhe ai kishte ndjekur në mënyrë instiktive veprimet e Fatmir Pjetrit.

Ky i fundit e mori përsipër autorësinë e arratisjes, ndërsa Lulzim Çepeke që dyshohet se preu damarët për të tërhequr vëmendjen e gardianëve ka thënë se nuk ka pasur lidhje me dy të arratisurit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit