Shqiptari me shokë arratiset nga burgu i Italisë: Hapën vrima në mur dhe zbritën me çarçafë

Shqiptari me shokë arratiset nga burgu i…

Tre të burgosur në Itali, janë arratisur nga burgu ditën e sotme në Bellizzi në Avellino, ku prej tyre ka qenë dhe një shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave italiane, arratisja nga burgu ishte si nëpër filma, pasi të burgosurit kishin hapur vrima në mur dhe kishin zbritur me çarçafë.

Arratisja ka ndodhur në mes të natës. Një shqiptar 45-vjeçar, një maroken 40-vjeçar dhe një rumun 22-vjeçar, ku njëri prej tyre, shqiptari u kap menjëherë nga punonjësit e policisë.

Ndërkohë, rumuni dhe marokeni janë akoma në arrati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit