Arrest me burg për Dervish Hasin, mjeku me 3 gra që abuzoi me të miturën

Arrest me burg për Dervish Hasin, mjeku…

Është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, mjeku Dervish Hasi. Kardiologu me 3 gra, abuzoi me një të mitur. Mjeku abuzonte seksualisht me një 16-vjeçare. Hasi e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt, ndërkohë që në shtëpi kishte edhe 3 gra të tjera.

Ai akuzohet për veprën “Trafikim i të miturve dhe pornografi”. Në kontrollin e celularit të Hasit, policia ka zbardhur një video intime mes Dervish Hasit dhe të miturës për të cilën ende nuk është verifikuar periudha kohore. Hasi edhe më herët ka qenë subjekt i policisë së shtetit e ndërsa në vitin 2019 në makinën e tij u vendos një sasi lëndë plasëse.

42-vjeçari, Dervish Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital. Hasi me gruan e parë e cila është dhe e vetmja martesë ligjore prej 20 vitesh ka tri fëmijë. Dy vajza si edhe një djalë. Me dy gratë e tjera ka nga 2 fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit