Arrest shtëpie dhe byzylyk elektronik në këmbë... si e pësoi çifti që theu karantinën

Arrest shtëpie dhe byzylyk elektronik në këmbë……

Vetëm se thyen karantinën dhe dolën nga banesa, u dënuan me masën “arrest shtëpie” dhe iu vendos byzylyk në këmbë me sinjal që njofton policinë nëse ata dalin.

Kështu e ka pësuar një çift nga Kentucky, Elizabeth dhe Isaiah Linscott, pasi refuzuan karantinimin edhe pse vajza kishte dalë pozitive me COVID-19, pas testit të bërë.

Dy të rinjtë thanë se përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe departamenti i policisë u shfaqën në shtëpinë e tyre në Radcliff.

Kjo pasi partnerja refuzoi të nënshkruajë një urdhër karantinimi pas një testi vullnetar të Covid-19, në të cilin rezultoi pozitive bashkë me burrin e saj.

Ajo do kryente një udhëtim në shtëpinë e prindërve të saj dhe për siguri bëri një test për koronavirusin së bashku me bashkëshortin.

Më pas, ata të dy rezultuan pozitivë por pa simptoma.

Gruaja ka deklaruar në një intervistë se, nëse do ketë nevojë për të shkuar tek urgjenca do shkojë dhe s’do marrë aprovimin e askujt.

Gruaja refuzoi të firmoste një dokument, sipas të cilit duhet të merrte leje paraprakisht nëse do shkonte në urgjencë.

Kjo bëri që autoritetet të ndërmerrnin masa ekstreme dhe të vendosnin izolim të detyrueshëm ndaj tyre, përmes arrestit shtëpiak.

Ajo tregon se, u trajtuan nga autoritetet sikur të kishin grabitur ndonjë bankë.

“Në shtëpi erdhën 8 persona, policë e punonjës të shëndetësisë të cilët u treguan shumë të rreptë në masat e vendosura ndaj nesh”.

/Burimi: ladbible/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit