Policia italiane i ka gjetur rreth 900 gramë kokainë në shtëpinë e një 81-vjeçareje në qytetin Terni në Umbria, në Italinë qendrore.
Ansa raporton, blutë deklaruan se të moshuarës, e cila tashmë ka të dhëna për vepra penale lidhur me drogën, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Gjithashtu theksohet se në shtëpi policia ka gjetur edhe katër peshore për peshimin e drogës.