Prangosjet nga SPAK-u për dosjen 339, Ambasadorja e SHBA-ve: Reforma në drejtësi nuk ndalet...

Prangosjet nga SPAK-u për dosjen 339, Ambasadorja…

Arrestimet pjesë e dosjes së famshme 339, për vjedhjet e votave në Durrës nga komisionerët, ka sjellë edhe reagimin zyrtar të ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Kim ka reaguar pas lëshimit të 22 urdhër-arresteve, që kanë të bëjë me vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak.

Sipas ambasadores, ky është një tjetër gur në rrugën e reformës në drejtësi.

“Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur”,- shprehet Yuri Kim.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u caktuan sot masat e sigurimit personal për 22 shtetas.

Ata janë kapur nga policia gjyqësore dhe konkretisht me “Arrest në burg” 11 shtetas, “Arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit