Arrestimi i Allës/ SPAK: Favorizoi një firmë për ndërtimin e ujësjellësit, bashkëpunonte me një të afërm

Arrestimi i Allës/ SPAK: Favorizoi një firmë…

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Kryebashkiakut të Bulqizë,s Lefter Alla. Në dokumentin e publikuar thuhet se ai favorizoi një kompani për ndërtimin e ujësjellësit. Për këtë arsye mbi të rëndojnë veprat penale  “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Pasi sikur thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, Alla ka bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk. Duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë kur punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, cili kishte lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë. Konkretisht, bëhet fjalë për  Aqif Koneshen, të cilin e ka kushëri nga ana e Melaim Damzit, daja e Lefter Allës.

 Sipas SPAK, vlera e tenderit për të cilën akuzohet Alla ka shumën e 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

“Lefter Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit  të Bashkisë”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

Sakaq në pranga përfunduan edhe 12 të tjerë, mes tyre 7 zyrtarë të bashkisë. Ata janë Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arseb Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, të gjithë me masë “arrest me burg”. Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku me masë arrest shtëpie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit