Arrestimi i Belerit/ Kërcënon Mitsotakis: Nëse doni të futeni në BE, lironi të burgosurit

Arrestimi i Belerit/ Kërcënon Mitsotakis: Nëse doni…

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërcënuar Shqipërinë me votën e tyre në Komisionin Europian për hyrjen në BE. Pas arrestimit të Fredi Belerit, Mitsotakis ka qenë i prerë duke mos pranuar asnjë provë apo argument mbi ngjarjen. Për drejtësinë shqiptare e konkretisht për Ramën, kryeministri grek ka lënë vetëm një zgjidhje; lirimin e Belerit.

Pak muaj më parë Mitsotakis u prit nga Rama me daulle, lule dhe valle. Me llustra dhe lavde, dy kryeministrat premtuan se Shqipëria dhe Greqia do të kenë dakordësi për hyrjen e vendit tonë në BE, zgjidhjen e çështjes së detit, trajtimin me prioritet të minoritetit si dhe lejimin e punëtorëve sezonal për të punuar në shtetin fqinj. Mirëpo të gjitha këto deklarata bien përtokë dhe Greqia nis kërcënimet e para, sapo preket një interes i saj i vogël.

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek. Dua, t’i dërgoj një mesazh vendit tonë mik, Shqipërisë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor” – tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit