Arrestimi i dy kolegëve/ Sindikata e mjekëve në protestë: Problemin e ka sistemi, e ka thënë vetë Rama

Arrestimi i dy kolegëve/ Sindikata e mjekëve…

Pas arrestimit dhe caktimit të masës “arrest me burg” për mjekët Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj, që dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në ‘masakrën e Velipojës’, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor po zhvillon ditën e sotme një protestë. Sindikata kërkon nga organet hetimore dhe përgjegjëse për ndalimin e këtyre veprimeve të paligjshme ndaj mejekëve.

Deklarata e mjekëve: 

Sindikata kërkon nga organet hetimore dhe përgjegjëse për ndalimin e këtyre veprimeve të paligjshme ndaj mejekëve. Bluxat e bardha nuk duhet të trajtohen si kriminelë. Kryeministri ka thënë që problem në Shqiperi për korrupsionin është sistemi jo individi. Jam sot këtu për të protestuar për zgjidhjen e problemit. Nuk është zgjidhja që mjekët të arrestohen. Zgjidhja është reform e thellë shëndetësore dhe jo partiake. Knë dhënë njerzit bakshish dhe do të vazhdojnë të japin, problemi është në sistem, jo në në individ. 

Mjekërt janë ngritur në protestë pasi ditën e djeshme, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët e spitalit të Traumës, Ervin Sulaj dhe Serdin Memini, të cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Në një deklaratë për mediat, mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë janë shprehur se problemi me ‘bakshishet’ qëndron tek sistemi dhe jo te individët dhe sipas tyre, ketë e ka pohuar vetë kryeministri Rama. Duke marrë shkas nga arrestimi i dy kolegëve, që sipas tyre është vendim i padrejtë, ata janë shprehur se duhet një reformim i thellë në shëndetësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit