Arrestimi i ish-ministrit Koka| SPAK del me njoftimin zyrtar

Arrestimi i ish-ministrit Koka| SPAK del me…

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Në reagimin zyrtar thuhet se bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim të bërë nga dy forcat opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

Ish-ministri akuzohet për një sërë veprash penale, konkretisht “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i plotë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit