Arrestimi i kontrollorëve të Rinasit/ Shoqëria Civile protestë për lirimin e tyre!

Arrestimi i kontrollorëve të Rinasit/ Shoqëria Civile…

Prej dy ditësh kontrollorët në aeroportin e Rinasit kanë pezulluar punën, teksa në grevë janë futur rreh 60 kontrollorë të Albkontroll dhe kjo për shkak të pushimit nga puna të 5 prej tyre në mënyrë të papritur si dhe për reduktimin e pagave me 70%. Pas kësaj situatë të krijuar, Shoqëria Civile do të mbajë një protestë para Drejtorisë së Policisë.

Me moton “Qytetarët nuk i zëvendësoni dot të gjithë”, mësohet se kjo protestë do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në orën 18:00 dhe kjo për të kërkuar lirimin e kontrollorëve të prangosur gjatë ditës së sotme. Ndërkohë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, policia shoqëroi 24 kontrollorë, teksa sot në mëngjes janë arrestuar 3 kontrollorë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit