Arrestimi i Lefter Allës/ Zbardhen lëvizjet e tij me Aqif Koneshën

Arrestimi i Lefter Allës/ Zbardhen lëvizjet e…

SPAK ka zbardhur të tjera detaje për raportin që kishte kryebashkiaku Lefter Alla me Aqif Koneshën, i cili zhvilloi punimet e tenderit 3.3 miliardë lekë.  SPAK ka arritur të dokumentojë pamje nga terreni, ku konstaton shoqërimin e Lefter Allës me Aqif Koneshën.

Bëhet me dije se, Alla ka të regjistruar në sistemin TIMS, të paktën dy dalje nga territori shqiptar me automjetet e kompanisë së biznesmenit Konesha. I cili është kushëriri i Allës.

Nga të dhënat e sistemit TIMS tregohet se Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë jashtë shtetit me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga vendi , me automjetin me Targë AA594ZF, i cili  gjithashtu është në pronësi të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Ndërkohë në datë 09.03.2020, ora 10.30′ konstatohen te Shëtitorja e Bulqizës në afërsi të spitalit, duke kryer punime, automjet  që janë në pronësi të firmës “2 AF ALBANIA GRUP”. Ndërsa pak minuta më vonë kamerat e sigurisë kanë regjistruar Alban Koneshën (vëllai i  Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX.

Ora 16.20′ konstatohet shtetasi Lefter Alla, të dali nga Bashkia Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimin “Vip Beer”. Vetëm 19 minuta më vonë vjen edhe  Aqif Konesha, i me automjetin tip “Range Rover” dhe hyn tek i njëjti lokal ku ishte Alla.

Pas 12 minutash ata dalin nga lokali dhe hyjnë të dy në makinën e Aqif Koneshës pak më tutje marrin në makinë edhe vëllain e Aqifit dhe largohen të tre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit