Arrestimi i mjekut/ Avokati: Pacienti donte vetë ti jepte para, s’ka asnjë shkelje

Arrestimi i mjekut/ Avokati: Pacienti donte vetë…

Avokati i mjekut kardiolog Edvin Prifti, Henrik Ligori, tha pas arrestimit se vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe se do e apelojë masën e sigurisë. Në një dalje para mediave në përfundim të seancës, avokati tha se pacienti i ka dhënë vetë paratë mjekut me dëshirë.

“Sepse kishte bërë një kontratë shit-blerje më 23 dhjetor 2012 personi që do blinte pronën i dha paratë, por nuk i kishte futur ende në kanalet bankare. Sa për vendimin e SPAK them se përsëri bëhen gjykime morale, nuk është person që e detyron ligji të deklarojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes.”Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë. Fakti që mbahen në shtëpi, nuk është një vepër penale. Z.Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron që të tregojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes, ku janë këto para të pastruara?! Nëse prokuroria ngre hipotezën se këto para do ti pastronte, ngre akuzën, por nuk ka asnjë provë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do ta apelojmë.’- tha ai. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit